Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merdarë: Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

NULL NULL
06.01.2025 07:52
merdare
Arkiv: Pika kufitare në Merdarë

Me rastin e përfundimit të festave të fundvitit, një numër i madh i mërgimtarëve kanë nisur të kthehen në vendet evropiane, ku jetojnë dhe punojnë.

Ata këto ditë janë ballafaquar me pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.

Me pritje të gjata ata po përballen edhe mëngjesin e së hënës, njofton Klankosova.tv

Sipas të dhënave nga Qendra e Menaxhimit Kufitar të MPB-së, situata paraqitet më e ngarkuar te pika kufitare në Merdar.

Atje, pritjet shkojnë nga 100 deri 120 minuta për të dalë nga Kosova/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme