Menza ofron ushqimin e syfyrit për studentët e konvikteve (VIDEO) NULL NULL 14.04.2022 09:47 14.04.2022 09:47 Pas kërkesës së studentëve që banojnë në Qendrën e Studentëve, që t’iu servohet nga Menza ushqim për kohë të syfyrit në kohë të Ramazanit, është bërë një zgjidhje. Arbër Gecaj nga Parlamenti Studentor në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se pas një takimi të drejtorit të QS-së Fatmir Sfishta me përfaqsues të Parlamentit Studentor është dakorduar që Mensa e studentëve të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar për syfyr. Sipas Gecajt, këtë shujtë studentët mund ta marrin çdo ditë në kohën e drekës. I njëjti ka thënë se kjo zgjidhje erdhi ps një mori alternativash, ku ka pas edhe biznese të interesuara që tu ofrojnë studentëve ushqim për Syfyr, por që nuk lejohet të futet ushqim i jashtëm në konvikte. Besohet se janë rreth 1500 studentë në konvikte që agjërojnë në këtë muaj të Ramazanit./Klankosova/tv/.