Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mëngjesi i shëndetshëm me vezë

NULL NULL
19.04.2018 08:36

Sigurisht që duhet ta dini se një mengjes i shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm. I jep trupit tuaj energjinë e nevojshme, mban peshën e trupit nën kontroll dhe ju lejon që të keni një performancë të mirë gjatë ditës.

Vezët janë burim i mirë i proteinave si dhe i vitaminës D.

Vezë të rrahura me perime, shoqëruar me bukë integrale
Ju nuk keni nevojë të blini sandwich të gatshem plot yndyrë. Shumë mirë mund ta gatuani vetë një të tille dhe në një version shumë më të shëndetshëm. Thekni një rriske buke integrale. Ndërkohë që thekni bukën, grini një qepë dhe skuqeni me perimet që ju gjenden (që mund të jenë kërpudha, domate, kunguj, apo spinaq), pasi janë zbutur, shtoni edhe dy vezë të rrahura.
Pasi omleta eshte bërë, vendoseni ate siper rriskës së bukës e shijoni një mëngjes të shëndetshëm në vetëm 5 minuta.

Sandwich me vezë
Në vend që t’i hani vezët gjithmone në të njejten metodë, provoni sandwich me vezë, domate dhe avokado. Vendosni në toast bukën për ta thekur, vezën zijeni pa lëvozhgë në ujë, merrni disa rriska domate dhe avokado dhe krijoni një sandwich perfekt për një mëngjes perfekt.

lajme të ngjashme