Mëngjesi i rëndësishëm për ruajtjen e formave trupore NULL NULL 28.01.2019 09:30 28.01.2019 09:30 Ekspertët thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër dhe proteina. Ky vakt duhet patjetër të hahet brenda një ore pasi jeni zgjuarnga gjumi. Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës. Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore. Sipas nutricionistëve ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës. Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori. Ushqimet e ngrëna në mëngjes janë gjithashtu të rëndësishme sepse të mbrojnë nga thirrjet plot sheqer të ëmbëlsirave dhe yndyrnave. Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon trupin me ushqyesit që i mungojnë dhe u jep muskujve një energji të menjëhershme.