Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Menaxheri i Krasniqit paralajmëron meçin e tretë me Boesel: Robini do ta rikthejë titullin e botës

NULL NULL
nga Albert Bajrami 10.10.2021 20:10
Haxhi Krasniqi

Boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi, mbrëmë e ka zhvilluar meçin kundër boksierit gjerman Dominic Boesel, për ta mbrojtur titullin e botës IBO.

Krasniqi e dominoi luftën por në fund në bazë të pikëve të dhëna nga gjyqtarët fitoi Boesel.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek boksieri shqiptar i cili tha se vendimi ishte i padrejtë.

Por, Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel, ka gjasa që të ballafaqohen sërish në ring – që do të ishte hera e tretë.

Menaxheri Luan Dreshaj, tha në një intervistë për Klankosova.tv se Robin Krasniqi do ta rikthejë titullin e botës.

Dreshaj tha se Krasniqi në fakt e ka mposhtur dy herë boksierin gjerman.

“Po, Robini do ta rikthejë titullin e botës patjetër, dhe për këtë është i gatshëm që ta mposhtë Boesel edhe njëherë, pasi që në fakt dy herë e mposhti”.

Ai theksoi se referimi i gjyqtarëve ka qenë skandaloz.

“Referimi si dhe gjykimi me pikë ka qenë skandaloz. Robini e ka fituar duelin bindshëm. Këtë nuk e them vetëm unë, por secili që e ka parë duelin madje edhe komentatori gjerman i ARD si dhe shumë trajner edhe kampion të boksit”, ka thënë Dreshaj.

Menaxheri i Robin Krasniqit shtoi se janë duke e përgatitur një padi ndaj federatës gjermane.

“Po, jemi duke bërë gati një padi ndaj Federatës gjermane e cila ia fali titullin Boesel-it”.

Luan Dreshaj, shpreh dëshirë që ndeshja e tretë mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boesel, të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai tha se akoma nuk ka ndonjë afat të konfirmuar.

“Jo, nuk ka asgjë të konfirmuar. Unë kisha pasur dëshirë rimeçi të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por, kjo sigurisht që nuk do t’i pëlqejë palës kundërshtare. Do të mundohem të bëjmë çmos për këtë”.

Dreshaj falënderoi bashkatdhetarët për mbështetjen e dhënë ndaj boksierit.

“Kam një falënderim të veçantë për krejt bashkatdhetarët tanë dhe mbështetësit tanë të cilët në këto momente po na japin shumë energji. Posaçërisht e falënderoj mikun tim Burim Hazrolli, për mbështetjen e tij të pafundshme”.

Një artikull tejet kritik lidhur me referimin e gjyqtarëve e ka botuar gazeta më e madhe gjermane “Der Spiegel”,

Kjo gazetë e quajti vendimi kontravers.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.