Melissa George sjell në jetë djalin e tretë në moshën 47-vjeçare NULL NULL 20.03.2024 09:57 20.03.2024 09:57 Melissa George Melissa George solli në jetë një tjetër fëmijë. Aktorja 47-vjeçare mirëpriti një djalë pas një shtatzënie të qetë. Këtë ajo e ka zbuluar në rrjete sociale. Ajo e bëri të ditur lajmin e lumtur në një postim në Instagram, duke shpërndarë një foto bardh e zi të këmbëve të vogla të foshnjës së saj. “Mirë se erdhe në jetë. Dashuria nuk njeh fund. Nënë e tre djemve. Nuk mund tabesoj. Zemra ime është e mbushur”, ka shkruar ajo në postim. Emri i foshnjës nuk dihet ende, as identiteti i babait, transmeton Klankosova.tv.