Meksikë: 26-vjeçarja vdes pas sulmit nga peshkaqeni NULL NULL 04.12.2023 15:23 04.12.2023 15:23 Meksika Një nënë 26-vjeçare ka vdekur në Meksikë pasi është kafshuar në këmbë nga një peshkaqen. Gruaja ishte duke notuar me vajzën e saj pesëvjeçare kur ndodhi sulmi. Ajo mësohet se ka vdekur nga humbja e gjakut nga plaga masive e kafshimit në këmbë. Vajza e saj ishte e padëmtuar, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Sulmi ndodhi në ujërat e qytetit të plazhit Melaque në shtetin Jalisco në Meksikën perëndimore të shtunën, thanë autoritetet. Rafael Araiza, kreu i zyrës lokale të mbrojtjes civile, tha se gruaja dhe vajza e saj po notonin drejt një platforme loje lundruese rreth 25 metra nga bregu kur ndodhi sulmi. Thuhet se ajo po përpiqej ta shpëtonte fëmijën e saj kur peshkaqeni e kafshoi.