Mehaj: FSK-ja e gatshme për të inervenuar pas vërshimeve në Pejë – po presim përgjigjen e komunës NULL NULL 25.06.2023 01:15 25.06.2023 01:15 Vershimet ne Peje Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas situatës së krijuar pas vërshimeve në Pejë. Ai tha se njësitet e FSK-së janë të gatshme për të reaguar dhe se për këtë janë në pritje të përgjigjes nga komuna e Pejës. “Me shqetësim të madh jemi duke përcjellur gjendjen e rëndë pas vërshimeve ne komunën e Pejës. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të rearguar me njësitë tona të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës”, tha Mehaj, transmeton Klankosova.tv. Ndrësa, tashmë është konfirmuar vdekja e një fëmiju rreth moshës 5-vjeçare si pasojë e vërshimeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS