Meghan Markle pranon telefonatë “surprizë” nga e ëma NULL NULL 01.11.2022 21:52 01.11.2022 21:52 BERKSHIRE, ENGLAND - MAY 18: Meghan Markle and her mother, Doria Ragland arrive at Cliveden House Hotel on the National Trust's Cliveden Estate to spend the night before her wedding to Prince Harry on May 18, 2018 in Berkshire, England. (Photo by Steve Parsons - Pool / Getty Images) Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle kishte një të ftuar surprizë në podkastin e saj të fundit që rezultojë të jetë mamaja e saj, Doria Ragland. Në episodin e fundit të podkastit të saj Archetypes, të publikuar të martën, derisa Markle po niste bisedën me të ftuarit mbi temën “Një nënë dhe grua e mirë”, si për ironi pranoi një telefonatë nga e ëma e saj. Dyshja zhvilluan bisedën e tyre përmes Facetime, ndërsa Markle nuk hezitoi t’i shfaqte edhe pjesën nga puna në studio për podkastin e saj, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. Pas bisedës, gruaja e Princit Harry u ndërlidh me temën e përzgjedhur duke folur për të fëmijërinë si dhe mbështetjen e madhe që kishte nga Doria Ragland. “Duke menduar për fëmijërinë time, më bëri të mendoj për të gjitha mënyrat se si nëna ime më mbështeti, se si kujdesej për mua, shtëpinë dhe veten”, tha Markle mes tjerash. Doria jeton në Los Angeles, jo shumë larg shtëpisë Montecito ku Meghan dhe Princi Harry po rrisin dy fëmijët e tyre, djalin 3-vjeç Archie Harrison dhe vajzën një vjeçe, Lilibet Diana.