Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Medvegjë, protesta: Shqiptarët kërkojnë kthimin e adresave

NULL NULL
03.11.2024 20:22

Për herë të tretë, shqiptarët e Luginës protestuan për të njëjtin qëllim – kthimin e adresave.

Pas Bujanocit dhe Preshevës, këtë të diel në radhë ishte Medvegja, vendi ku kërkuan të drejtat e tyre.

Me flamuj kombëtar, qindra protestues morën rrugë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të prirë nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi drejt stacionit policor të kësaj komune.

Shkelja e të drejtave elemetare të shqiptarëve të zonës jugore të Serbisë, sipas deputetit shqiptar atje, po bëhet nga një shtet, i cili synon anëtarësim ndërkombëtar.

“Kthema adresën”, “Stop pasivizimit selektiv” dhe “Hey Evropë”, ishin disa pankartat që u vendosën në oborrin e policisë nga protestuesit, të dielën në mesditë.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Bardha Shala.

lajme të ngjashme