Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Medikamente natyrale për bebet që po u dalin dhëmbët

NULL NULL
31.08.2018 13:00

Dalja e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël është një proces që zakonisht shoqërohet me simptoma të ndryshme si mishra të ënjtur, irritim, dhimbje, ndonjëherë edhe temperaturë e ethe.

Ndonjëherë prindërit nuk e dinë se çfarë i shkakton këto simptoma dhe ndodh të frikësohen. Por çfarë duhet bërë që t’i ndihmojmë fëmijët në këtë fazë?

Lajm i mirë është që ekzistojnë shumë medikamente natyrale për t’i ndihmuar fëmijët të ndihen më mirë.

Gjëra të ftohta

Disa bebe kanë mungesë oreksi gjatë kësaj periudhe për shkak se përtypja e ushqimeve e përkeqëson dhimbjen e dhëmbëve. Në këtë rast, mund t’u bëni disa kompresa të ftohta ose t’u jepni ushqime të ftohta për t’i ndihmuar në qetësimin e dhimbjes së mishrave.

Xhenxhefil

Një tjetër medikament që mund të përdoret në periudhën kur fëmijëve u dalin dhëmbët është xhenxhefili. Ai përmban veti anti-inflamatore duke reduktuar ënjtjen në mishrat e dhëmbëve.

Mund të aplikoni një copë xhenxhefil në mishrat e ënjtur për 2-3 minuta dhe bebja juaj do të ndihet më mirë, shkruan Shije.al.

Aplikoni presion të lehtë

Bebet kanë tendencë të kafshojnë sa më shumë gjëra për të ushtruar presion tek mishrat, gjë që u lehtëson dhimbjen.

Kështu që jepuni fëmijëve lodra që blihen në farmaci për të stimuluar daljen e dhëmbëve. Disa prej tyre ftohen paraprakisht dhe eliminojnë ënjtjen dhe minimizojnë dhimbjen.

Ekstrakt vaniljeje

Zhysni disa tampone pambuku ose kruajtëse veshësh në ekstrakt vaniljeje dhe aplikojeni tek mishrat e ënjtur të bebes për të ndihmuar luftimin e dhimbjes sepse vanilja vepron si agjent qetësues.

Kamomil

Çfarë mund të përdorni tjetër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve tek bebet? Kamomil.

Kjo bimë ka veti qetësuese dhe relaksuese. Hidhni disa pika vaj kamomili në gisht dhe aplikojeni tek mishrat e bebeve ose përzieni pak vaj esencial kamomili me një lugë vaj lule dielli para se ta aplikoni tek dhëmbët e bebeve./ Shije.al

lajme të ngjashme