Mediat zvicerane: Matoshi si Hajdari e Avdullahu, lë Zvicrën për Kosovën NULL NULL 02.06.2026 17:42 02.06.2026 17:42 Valmir Matoshi Lojtari i ri i Kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi bëri paraqitjen e tij të parë me fanellën e Dardanëve në ndeshjen miqësore ndaj Republikës së Çekisë. Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje kësaj paraqitjeje për faktin se Matoshi kishte lënë Kombëtaren e Zvicrës për të përfaqësuar Kosovën. Sipas tyre, 22-vjeçari po e ndjek shembullin e fundit të Albian Hajdarit dhe Leon Avdullaht, ku pas vendimit të tyre, i kanë “kryqëzuar” dyshen se përse nuk kanë qëndruar te Zvicra, transmeton Klankosova.tv. “Ish-lojtari i kombëtares zvicerane U21, Valmir Matoshi, tani luan për Kosovën. Mesfushori 22-vjeçar i FC Thun debutoi për ekipin A kombëtar të Kosovës të dielën në një ndeshje miqësore në Republikën Çeke”, ka shkruar 24heures.ch. Megjithatë, lojtari i FC Thun, sipas planeve të FFK-së, pritet të jetë e ardhmja e futbollit dardan, ndërsa ka para vetes shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Matoshi në sezonin e fundit ka spikatur në paraqitjet e tij me klubin, ku ka zhvilluar 35 ndeshje, ka shënuar 6 gola dhe ka krijuar 4 asistime. /Klankosova.tv