Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat turke raportojnë se edhe shtatë punëtorë të kompanisë P&G po mbahen peng në Stamboll

NULL NULL
02.02.2024 00:32
Foto: Reuters

Shtatë persona po mbahen peng në një fabrikë të Proctor & Gamble (P&G) jashtë Stambollit, sipas raportimeve të mediave turke.

Grupi po mbahet në fabrikën në Gebze, ndërsa pjesa tjetër e punonjësve janë liruar, tha një përfaqësues i sindikatës për fabrikën.

Policia raportohet se po negocion me pengmarrësin e dyshuar. Një burrë hyri fillimisht në fabrikë rreth orës 15:00 me kohën lokale, tha agjencia e lajmeve DHA.

Oficerët e policisë kanë rrethuar hyrjen në fabrikë dhe stafi mjekësor është dërguar në vendngjarje.

Një foto është shfaqur në mediat sociale që tregon pengmarrësin e dyshuar me tela dhe ndoshta eksploziv të ngjitur në gjoks. Ai duket se mban një armë dore.

Është e paqartë nëse ai po vepronte vetëm – disa raporte të mediave lokale përmendën një pengmarrës të dytë të paidentifikuar.

Një flamur palestinez thuhet se është pikturuar në hyrje të ndërtesës me një tabelë që thotë “dyert do të jenë të hapura për Gazën”.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të afërmit e disa pengjeve të grumbulluar së bashku në një kordon policie në një distancë nga uzina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme