Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat në Shqipëri: Programi festiv i Klan Kosovës leksion për spektakël

NULL NULL
27.12.2017 16:16

Programi i pasur dhe unik i Televizionit Klan Kosova në ditët festive e ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave në Shqipëri.

Ideja origjinale e zëvendësimit të prezantuesve me figura të njohura të politikës dhe showbizit ka bërë që Klan Kosova të dëshmojë edhe një herë për origjinalitetin që e posedon që nga fillimi.

Është portali i njohur blitz.al ai që ia ka kushtuar një shkrim me titull: “Pse televizionet shqiptare po garojnë me të zakonshmen, ndërkohë që ato kosovare po dhurojnë spektakël?”.

Në këtë artikull bëhet një analizë se si dy televizionet më të mëdha në Shqipëri, Top Channel dhe Tv Klan po garojnë mes vete me formulën e zakonshme, duke ftuar personalitete më në zë të momentit dhe duke mos sjellë asgjë të re dhe atraktive.

Hidhni një sy nga televizionet e Kosovës. Klan Kosova po përgatit një ndër projektet më të veçanta që është menduar ndonjëherë për netët festive. Ata kanë zëvendësuar prezantuesit e tyre më të mirë me personazhe të tjerë shumë të njohur e të dashur”.

Origjinale mjaftueshëm apo jo? Shumë! Madje tërësisht tjetër standard nga lufta e përhershme e televizioneve rivale shqiptare, të cilët si çdo fundvit, edhe këtë herë, thjesht do të na tregojnë hapur “armët” e tyre për sa i përket të ftuarve, gjithçka tjetër do të jetë e njëjtë” – përfundon shkrimin ky artikull.

 

 

Artikulli i plotë

 

Pse televizionet shqiptare po garojnë me të zakonshmen ndërkohë që ato kosovare po dhurojnë spektakël?

 

Fundviti është konsideruar gjithnjë koha ideale për televizionet që jo vetëm të derdhin gjithë potencialin e tyre në netët festive por edhe të garojnë hapur me rivalët. Jemi mësuar tashmë që në ekranin shqiptar, për netët festive që nisin nga 31 dhjetori deri më 2 janar, televizionet shqiptare spostojnë emisionet e tyre më të mira në këtë interval ditësh, duke pasur gjithnjë në mendje elementin e spektaklit dhe të ftuarit sa më specialë.

Duke qenë kështu në një garë të hapur, televizionet shqiptare janë fokusuar vetëm tek një element konkurrues: të gjejmë personazhin apo personazhet më të mira, për t’i pasur në netët festive! Kaq.

E vutë re besojmë në natën e vigjiljes së Krishtlindjes. Pa asnjë ndërrim në format, emisionet rivale “Xing me Ermalin” dhe “Shiko kush Luan” ishin përpjekur që të kishin personazhë sa më ekskluzivë në mënyrë që të ‘vidhnin’ audiencën e njëri tjetrit duke qenë se ishte shtuar edhe një rival si nata finale e Festivalit të RTSH.

Ermal Mamaqi preferoi të mos gabonte duke zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj në emision, duke e vendosur Veliajn i cili është një ndër personazhet më sportivë në miniskena të ndryshme brenda emisionit. Ndërkohë nuk harroi të tregonte se në emisionin e ndërrimit të viteve ai do të ketë të ftuar grupin “OTR”, çka siguron kështu një pjesë të mirë të audiencës.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca ftoi për herë të parë në një emision motrat Hoxha, Lorin dhe Sarën të cilat jo vetëm ngritën kurbën e audiencës por edhe vërshuan lajmet me gjithçka vajzat thanë e bënë në rrjete sociale. Luana e dinte mirë këtë, ndaj veproi ashtu.

Por gjithsesi, këto formula suksesi nuk kanë ndonjë taktikë pikante strategjike nga prapa. Është një formulë e garantuar: fto një personazh të cilin publiku e do shumë apo ka shumë kuriozitet dhe BINGO, e ke fituar audiencën. Por a është televizioni kaq? Edhe për më tepër, a mjafton kjo për të dhuruar spekatkël?

Hidhni një sy nga televizionet e Kosovës.

Klan Kosova po përgatit një ndër projektet më të veçanta që është menduar ndonjëherë për netët festive. Ata kanë zëvendësuar prezantuesit e tyre më të mirë me personazhe të tjerë shumë të njohur e të dashur.

“Prive” nga Liberta Spahiu, për natën speciale do të zëvendësohet me parukierin e famshëm Kaci, ndërkohë që NIN Festive do të drejtohet nga kantautori Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots”.

  

Për edicionin special të lajmeve, studio është rezervuar për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij Anita.

Këto zëvendësime janë zbuluar nga media deri më tani pasi Klan Kosova ka premtuar se do të ketë ndryshime me fytyra publike në gjithë programacionin e tyre.

Origjinale mjaftueshëm apo jo? Shumë! Madje tërësisht tjetër standard nga lufta e përhershme e televizioneve rivale shqiptare, të cilët si çdo fundvit, edhe këtë herë, thjesht do të na tregojnë hapur “armët” e tyre përsa i përket të ftuarve, gjithçka tjetër do të jetë e njëjtë.

/Blitz.al/

 

 

lajme të ngjashme