Medalja e dytë për Kosovën, Osmani: Krenari e jashtëzakonshme NULL NULL 30.07.2024 18:34 30.07.2024 18:34 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur tej mase e gëzuar për fitoren e Laura Fazliut. Osmani tha se medalja e dytë për Kosovën është krenari e jashtëzakonshme. “Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka”, tha Osmani. “Faleminderit pafundësisht!”, tha ajo. Xhudistja nga Mitrovica e mori medalje e bronztë pasi mposhti kroaten, Katarina Kristo. Fitorja e Fazliut, erdhi në Golden Score pasi Kristo i mori tri “shido” nga referi, 2 për shkak të pasivitetit në luftë dhe të tretën për shtyrje.