Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me valle hapet “Ylberi i Prishtinës”

NULL NULL
11.09.2015 08:32

Nga sot deri më 13 shtator, Drejtoria për Kulturë,  Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizojnë  edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, në Prishtinë.

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18.00, në  Sheshin “Zahir Pajaziti” ku  do të shfaqen me nga një valle të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival.

Gjatë këtij viti, në  “Ylberi i Prishtinës” do të marrin pjesë 19 ansamble nga vendi dhe rajoni. Shtetet e huaja pjesëmarrëse janë:  Shqipëria, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i vlerave  kulturore përmes valleve të trevave nga vijnë ansamblet, shoqërimi i fëmijëve, njohja, miqësia, lidhjet e tyre mes vete pa dallim gjuhe, feje apo rac, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme