Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, Von der Leyen në Kiev për përvjetorin e dytë të luftës

NULL NULL
24.02.2024 07:32
von der leyen
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Foto: Ursula von der Leyen / X

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, njoftoi se ka mbërritur sot në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi ajo në X.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shtoi Von der Leyen, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme