Më shumë se 47 persona janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet presidenciale të Rusisë NULL NULL 17.03.2024 12:14 17.03.2024 12:14 Foto ilustruese. Zgjedhjet ne Rusi Më shumë se 47 persona janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Rusi, tha grupi i monitorimit të protestës OVD-Info. Organizata tha se arrestimet kishin ndodhur në 13 qytete, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Të paktën 23 persona u arrestuan në qytetin jugperëndimor rus të Kazanit, ndërsa 10 u arrestuan në Moskë”, thuhet tutje në njoftim.