Më shumë se 100 kolegje e universitete amerikane tani u kërkojnë studentëve që t’i marrin vaksinat antiCOVID NULL NULL 07.05.2021 22:30 07.05.2021 22:30 Më shumë se 100 kolegje dhe universitete amerikane tani u kërkojnë studentëve që t’i marrin vaksinat kundër COVID-19. Studentët e kolegjit që hezitojnë të vaksinohen mund të kenë nevojë që ta ri-mendojnë vendimin e tyre. Teksa shumica e kolegjeve në SHBA po shkojnë drejt përfundimit të semestrit të pranverës, një procedurë e re po merr formë për rikthimin e tyre. Sipas një listë të CNN, më shumë se 100 kolegje dhe universitete amerikane kanë thënë se do t’u kërkojnë të gjithë studentëve të tyre që të vaksinohen kundër COVID-19 para se të kthehen në kampus për semestrin e vjeshtës. Në fillim të këtij muaji, ky raportim tregoi se të paktën 14 universitete dhe kolgje po e miratojnë këtë politikë. Që atëherë, dhjetëra institucione të arsimit të lartë janë hedhur në këtë nismë, duke demonstruar trajektoren e kërkesave për vaksina. Disa shkolla thanë se do të bëjnë përjashtime për arsye mjekësore, fetare ose personale. Kohët e fundit, Universiteti Drew, Universiteti i Massachusetts në Lowell, Universiteti Shtetëror i Washingtonit dhe Universiteti i Portland ishin në mesin e institucioneve që u bashkuan në këtë listë që është në rritje. Shumica e shkollave që e miratojnë këtë politikë janë private, megjithëse disa prej tyre janë edhe publike.