Më shumë muzikë dhe teatër bashkëkohor në “Metropol” NULL NULL 20.01.2016 12:00 20.01.2016 12:00 Qendra Kulturore Tirana, me një vizion të ri. Drejtoresha Jonida Beqo rrit numrin e premierave për 2016-n. “Rashomon”, drama me autorë Fay dhe Michael Kanin, do të hapë sezonin e ri artistik të Teatrit të Metropolit. Drejtoresha Jonida Beqo ka zgjedhur ta nisë punën e saj në këtë institucion me një vepër ku debuton vetë si regjisore. Edhe pse kasta e aktorëve që do të interpretojnë në këtë vepër ende nuk është zgjedhur, ajo do të vijë premierë për publikun më 10 mars. “Rashomon” eksploron marrëdhënien midis së vërtetës dhe dobësive njerëzore. Ngjarja në këtë vepër na çon në Rashomonin e shekullit XII në Japoni. Pjesa hapet me një prift, një druvar dhe një fshatar në këmbët e portës së Rashomonit të cilët diskutojnë mbi ngjarjen e një krimi të ndodhur një ditë më parë. Nëpërmjet bashkëbisedimit të këtyre tre personazheve jepen rrethanat dhe prezantohen tri personazhet e tjerë: një bandit, një samuraji dhe gruaja e tij. Ngjarja rrëfehet nga këndvështrimi i këtyre tre të fundit, ku secili, sipas qëllimit dhe interesit të vet, i portretizon rrethanat dhe personat në favor të vetes. I mbushur me ndjenjën e fajit, druvari, i tronditur, i pranon priftit dhe fshatarit që dhe ai ka qenë dëshmitar i rastësishëm i krimit. Por varianti i tij, e vërteta pa interesa, është krejtësisht ndryshe nga ato të mëparshmet. Shfaqja përmban tri sekuenca dyluftimesh skenike dhe disa efekte speciale. Në qendër të veprës është marrëdhënia me të vërtetën dhe drejtësinë, raporti midis guximit dhe ndërgjegjes, këndvështrimi kritik ndaj dukjes sipërfaqësore, falja. “Rashomon” është premiera e parë nga gjashtë premierat që pritet të ngjiten gjatë këtij viti në skenën e Teatrit të Metropolit. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/20/me-shume-muzike-dhe-teater-bashkekohor-ne-metropol/