Me pak mund dhe kreativitet, mund ta transformoni shtëpinë tuaj NULL NULL 03.05.2018 18:30 03.05.2018 18:30 Dizajnuesit profesionistë të enterierit kanë disa këshilla të thjeshta se si ta transformoni shtëpinë tuaj në një vepër arti të përballueshme financiarisht dhe për një periudhë të shkurtër kohore. Më poshtë gjeni disa nga këto truqe kështu që ju gjithashtu mund të ndryshoni ambientin e shtëpisë dhe njëkohësisht ta personalizoni atë në stilin tuaj, transmeton Klan Kosova. Mur i theksuar Për ta bërë dhomën tuaj të duket bukur, nuk është e nevojshme ta lyeni secilin mur. Thjesht lyejeni një mur ose dekorojeni me panele druri. Mobilje transparente Ky trik funksionon mirë për apartamente të vogla sepse mobiljet transparente krijojnë iluzionin e hapësirës së madhe duke shtuar dritë në enterierin tuaj. Jepjuni jetë mobiljeve të vjetra Me pak ngjyrë dhe disa drunj, mund t’i transformoni mobiljet më të thjeshta në diçka shumë të bukur dhe unike. Pasqyrë e përshtatur si mur Një pasqyrë që i ngjan një dritareje jo vetëm që ndihmon vizuelisht të krijojë më shumë hapësirë por gjithashtu e bën dhomën të ketë më shumë dritë, veçanërisht nëse vendoset përballë një dritareje të vërtetë. Bimët dhe lulet Bimët sjellin jetë edhe në dizajnet më të mërzitshme të shtëpisë dhe gjithashtu përmirësojnë ndjeshëm mikroklimën në një dhomë. Ju mund t’i vendosni ato në qoshe të ndryshme të dhomës ose t’i bashkoni në një raft. Librat si një element i dizajnit Nuk keni nevojë t’i fshehni librat, kopertinat e tyre plot ngjyra do të shërbejnë si një dekorim i mrekullueshëm. Ato mund të ekspozohen edhe në vendet më të pazakonshme, madje edhe brenda një radiatori të vjetër. Karrigat e ndryshme Të pasurit karrige identike rreth tryezës së ngrënies tuaj është një mënyrë e vjetruar dhe e mërzitshme e dizajnit të enterierit. Dekoratorët tani sugjerojnë vendosjen e karrigeve të ndryshme në të njëjtin dizajn: truku kryesor është të siguroheni që të gjitha kombinohen mirë së bashku.