Me një qen në shtëpi më pak fëmijë alergjikë NULL NULL 09.04.2017 16:23 09.04.2017 16:23 Fëmijët të cilët kanë lindur në një shtëpi që ka të paktën një kafshë shtëpiake, janë më pak alergjikë dhe janë më në formë sesa fëmijët e tjerë. Studiuesit kanë hedhur poshtë mitin (duke shpresuar njëherë e përgjithmonë) se qentë edhe macet janë të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Hulumtuesit në Fakultetin Alberta të Mjeksisë dhe Stomatologjisë , kanë publikuar në revistën shkencore ”Mircobiome”, disa nga avantazhet e të pasurit qen edhe mace në shtëpi, ku studiuesit janë shprehur se prania e kafshëve rrit nivelin e dy llojeve të mikrobeve, të cilët ulin rrezikun e alergjive dhe të obezitetit. Ky është rezultat i një punë kërkimore 20 vjeçare. Ato kanë marrë monstrat e grupit të fëmijëve të cilët jetojnë me kafshët, 70% e të cilëve kanë qen në shtëpitë e tyre, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.