“Më i miri, llafazan, manipulator, e më i përkushtuari”, epitetet janë në duart tuaja për banorët e BBVK, votoni! NULL NULL 31.12.2024 15:07 31.12.2024 15:07 Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, kanë bërë disa nominime të veçanta përtej atyre me dy emra e dy arsye për ata që duan jashtë shtëpisë. Kësisoj, ata kanë nominuar për disa epitete krejtësisht të ndryshme, transmeton Klankosova.tv. 11 banorët e shtëpisë kanë dhënë nominimet e tyre për kategoritë “Manipulatori i vitit”, “Lojtari më i përkushtuar i vitit”, “Banori më llafazan i vitit”, “Banori më i mirë i vitit” në Big Brother VIP Kosova 3. Në kategorinë “Manipulatori i vitit”, Vullneti është banori më i nominuar me gjithsej 8 nominime pasuar nga Gjesti me 5 nominime dhe e fundit është Drenusha me 3 nominime. Në kategorinë “Lojtari më i përkushtuar i vitit”, Driloni dhe Gresa kanë nga 5 nominime dhe Gjesti e Vullneti me nga 3 nominime. Gresa prinë në kategorinë “Banori më llafazan i vitit” me 9 nominime pasuar nga Xuxi me 7 nominime dhe Xheneta me 3 nominime. Ndërkohë që Sara prinë me nominime si “Banori më i mirë i vitit” me 7 nominime pasuar nga Leo me 3 nominime dhe Xuxi po ashtu me 3 nominime. Por tani është radha juaj që të vendosni se kush nga banorët i meriton më së shumti epitetet përkatëse. Votoni në linqet më poshtë! View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)