Me hat-trickun e Kluivertit, Bournemouthi e mposht Newcastlen – ngjitet mbi Cityn NULL NULL 18.01.2025 15:35 18.01.2025 15:35 Bournemouthi e ka mposhtur Newcastle me rezultat të thellë prej 1-4 në xhiron e 22-të të Premier League. Serinë e golave për mysafirët e hapi Kluivert në minutën e 6-të të takimit, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 22-të duke i barazuar shifrat me Bruno Guimaraes. Por, mysafirët nuk u dorëzuan gjatë pjesës së parë, ku një minutë para fundit të kohës së rregullt, Kluivert shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, njofton Klankosova.tv. Në pjesën e dytë nuk pati gola deri në kohën shtesë, përkatësisht deri në minutën e 92-të, pasi në skenë doli Kluivert për ta kompletuar “hat-trickun” e tij në këtë ndeshje. Ndërsa katër minuta më vonë, Kerkez e vulosi rezultatin përfundimtar duke e shënuar golin e katërt. Me këtë fitore, Bournemouthi gjendet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, dy më shumë se Manchester City që është një pozitë më poshtë, dhe një pikë më pak se Newcastle që gjendet në vendin e katërt.