Me golin e shënuar nga Ronaldo, Portugalia fiton kundër Skocisë NULL NULL 08.09.2024 23:37 08.09.2024 23:37 Ronaldo feston pasi shënoi golin e cila bëri rezultatin 2-1 gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kombeve të UEFA-s midis Portugalisë dhe Skocisë në Estadio da Luz. Foto: Getty Images Portugalia fitoi kundër Skocisë, me një gol më shumë. Loja përfundoi me rezultat 2-1, raporton Klankosova.tv. Fillimi i ndeshjes nisi mirë për Skocinë, pasi lojtari i saj Scott McTominay e tundi rrjetën e Portugalisë, në minutën e 7-të. Në pjesën e parë të lojës, Skocia mbeti në avantazh, gjendje kjo që ndryshoi në pjesën e dytë. Bruno Fernandes, e barazoi rezultatin minutën e 58-të, në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të Ligës së Kombeve. E pak para se të përfundonte ndeshja, nuk mungoi një gol i shënuar nga legjenda e futbollit. Cristiano Ronaldo e tundi rrjetën e Skocezëve në minutën e 88-të, duke shënuar kështu golin e fundit të kësaj ndeshjeje.