Me flamurin e Kosovës, Putini bën hapjen solemne të europianit të xhudos NULL NULL 22.04.2016 16:41 22.04.2016 16:41 Driton Kuka trajneri i xhudisetes Majlinda Kelmendi ka treguar se sot është bërë hapja solemne të Kampionatit Evropian të xhudos nga vet Vladimir Putin. “Hapja Solemne e Evropianit u bë nga vet Kryetari i shtetit të Rusisë Putini,e Flamuri i shtetit tonë të ri qëndron aty në mesin e flamujve i barabartë me të gjitha shtetet Evropiane”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. Majlinda dje ka fituar për herë të dytë titullin e kampiones së Europës në këto lojëra që janë duke u mbajtur në Kazan të Rusisë.