“Më doli zemra nga vendi”, komentatori i Art Motion bëhet viral në mediat botërore (VIDEO) NULL NULL 27.03.2026 14:40 27.03.2026 14:40 Komentatori i ArtMotion, Engjëll Bërbatovci, është bërë viral në mediat botërore për reagimet e tij pas golave të Kosovës ndaj Sllovakisë. Edhe pse po komentonte ndeshjen Danimarkë – Maqedoni e Veriut, ai po ndiqte paralelisht edhe takimin e Kosovës, duke shpërthyer me reagime emocionuese. “Zemra gati më doli nga vendi gjatë komentimit të ndeshjes Danimarka – Maqedonia e Veriut në ArtMotion, duke e përcjellë edhe Kosovën. Më falni nëse është dëgjuar adrenalina në mikrofon”, ka shkruar Bërbatovci. Kosova fitoi në udhëtim ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3, duke siguruar finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” do të përballen me Turqinë më 31 mars, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”./ Klankosova.tv View this post on Instagram A post shared by Engjëll Bërbatovci (@eniberbi)