Me dekret të Vjosa Osmanit, hendbollistja Natalia Milatoviq do të luajë për Kosovën NULL NULL 09.07.2021 22:30 09.07.2021 22:30 Hendbollistja malazeze Natalia Milatoviq do të përfaqesoj Kosovën U19 në këtë sport. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KHF Isotgut, ku edhe luan hendbollistja në fjalë, përcjell Klan Kosova. Por, është presidentja e vendit Vjosa Osmani që ia ka bërë të mundur që të luaj malazezes nën fanellën e Kosovës. “Milatoviq anëtare e Kombëtares së Kosovës me dekret presidencial. KHF Istogu falënderon presidenten e shtetit Vjosa Osmani për dhënien e shtetësisë hendbollistes sonë për interes nacional, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Qendrën e Regjistrimit Civil në Istog, për bashkëpunim për paisjen e hendbollistes me dokumentacion te Kosovës me urgjencë”, thuhet në njoftim. Hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.