Me çka ushqehet Mbretëresha gjatë ditës? NULL NULL 25.10.2018 13:05 25.10.2018 13:05 Një ish-kuzhinier në kuzhinat mbretërore, Darren McGrady, ka zbuluar se Mbretëresha Elisabeth II nuk është një hamëse shumë e madhe. Ndryshe nga burri Prince Phillip, i cili i pëlqen ushqimi i mirë dhe mund të konsumojë nga pak gjatë gjithë ditës. Ja si është një ditë tipike e Mbretëreshës, përsa i takon ushqimit: Mëngjes Sipas Brian Hoey autori i “Në shtëpi me Mbretëreshën”, madhëria e saj konsumon biskota dhe çaj pa sheqer. Dreka Më e zakonshmja është peshk dhe perime. Spinaqi i lëngshëm dhe kumbullat nuk mungojnë. Pasdite Një çaj. Nga të ëmblat preferon mjaltin dhe tortë xhenxhefili. Gjithashtu edhe sanduiçat e vegjël, në formën e një peni (monedhave të Anglisë), përbërë nga kastravecat klasike, salmoni i tymosur, vezë dhe proshutë. Darka Ushqimi i mbrëmjes për Mbretëreshën do të ishte salmon, pjeshkë të bardha të rritura në kështjellën Windsor si dhe luleshtrydhe. Në fund një gotë martini ose shampanjë nuk është asnjëherë e tepërt, shkruan Shije.al.