“Më bullizove që kam peshë”, agravon debati mes Gresës dhe Rovenës (VIDEO) NULL NULL 10.12.2024 19:18 10.12.2024 19:18 Konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Rovena dhe Gresa, janë përplasur me njëra-tjetrën. Të dyja patën kritika karshi njëra-tjetrës për mënyrën e lojës brenda shtëpisë, transmeton Klankosova.tv. “Ti je shumë e zgjuar, por në këtë lojë je pa kokrrën e argumentit. Unë kam argumente në çfarëdo lloj mënyre me u kap me ty”, u shpreh Gresa. “Dje iu përsërit sërish ty dhe Xhenetës, për mua jeni të njëjta nuk ju shoh ndryshe se bëni të njëjtën lojë – ti mundohesh të dalësh pak e Xheneta ka pranuar se është vetvetja”, u shpreh Rovena. Megjithatë, Gresa e ka akuzuar Rovenën se e ka bullizuar për peshën e saj gjatë ditës së djeshme, por edhe sot. Për të kuptuar më shumë nga përplasja mes dy banoreve, klikoni videon në linkun më poshtë.