Më 21 shtator punëtorët e QKUK-së do të protestojnë NULL NULL 16.09.2022 13:10 16.09.2022 13:10 Shoqata Sindikale e QKUK-së ka vendosur që më 21 shtator të protestohet me kërkesë kryesore rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind. Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet në ora 10:30 para Qendrës Emergjente. Komunikata e plotë; Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK- së nuk është organizatore dhe e kundërshton protestën e thirrur nga një Shoqatë Sindikale brenda QKUK-së. Ne konsiderojmë që kjo protestë është e nxitur nga eksponent politik brenda asaj Shoqate dhe krejtësisht bëhet për konsum të brendshëm. Kjo Shoqatë ende nuk po mund të pajtohet me debaklin që pësuan në zgjedhjet e fundit në Federatë dhe ikjen e punëtorëve nga ta. Ikja e madhe e anëtarëve nga kjo Shoqatë ka krijuar tek ta panik, sepse ata po na bashkëngjiten çdo ditë. Ftojmë anëtarët e Sindikatës sonë që ta vazhdojnë normalisht punën. Ne i kemi dërguar të gjitha kërkesat e punëtorëve të QKUK-së dhe po vazhdojmë të punojmë për koeficient dinjitoz në Ligjin e Pagave i cili tani ka dalë në dëgjim publik. Fokusi ynë është në përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe paga dinjitoze. KRYESIA E SHSPSH të QKUK-së.