Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbytet një 40-vjeçar në liqenin e Prespës së Madhe

NULL NULL
28.08.2022 16:27

Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në afërsi të fshatit Gollombaç.

Viktima është identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Mësohet se i ndjeri kishte dal për të gjuajtur peshk, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ai është mbytur.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Abcnews.al/.

lajme të ngjashme