Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë NULL NULL 23.08.2022 17:32 23.08.2022 17:32 Një i ri ka humbur jetën këtë të martën në plazhin e Spillesë. Dyshohet se 30-vjeçari me iniciale D.Xh. është mbytur teksa notonte në det. Në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë. Gjatë këtij sezoni turistik, dhjetëra qytetarët kanë ndërruar jetë në plazhet e Shqipërisë, teksa mediat vazhdimisht kanë raportuar për mungesën e vrojtuesve të plazhit./TCH