Mbyllja e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë, Gruda: Paraqet rrezik për qarkullim (VIDEO) NULL NULL 14.01.2026 10:49 14.01.2026 10:49 Nexhmedin Gruda Rruga Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Nexhmedin Gruda, drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Drenas, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, tha se për shkak të shembjes së urës, gjendja aktuale paraqet rrezik për qarkullim dhe sigurinë e qytetarëve. “Për momentin është bërë një ndalim i përkohshëm. Sapo të përfundojnë vlerësimet teknike dhe të nisin punimet e sanimit, do të japim informata më të sakta”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. U dëmtua nga vërshimet, mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë