Mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë NULL NULL 15.07.2026 19:21 15.07.2026 19:21 Në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”, është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga “Bajram Bahtiri”. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se periudha e mbylljes fillon nga 20 korriku dhe mbaron më 11 gusht, transmeton Klankosova.tv. “Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.