Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllet për media seanca në rastin e Rozeta Hajdarit

NULL NULL
13.01.2026 10:18

Gjykata ka vendosur që seanca në rastin e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari  të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kjo vendim vjen pas kërkesës së avokatit Florent Latifi, i cili kërkoi që asnjë seancë të mos mbahet  e hapur pa deklasifikimin e dokumenteve të cilat konsiderohen sekret shtetëror.

Në seancën e sotme gjyqësore, pos Hajdarit në bankën e të akuzuarve për rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”, janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë kishte për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

 

Rozeta Hajdari del para gjykatës për rastin e “Rezervave Shtetërore”

lajme të ngjashme