Mbyllet me barazim përballja Ferizaj – Ballkan NULL NULL 08.12.2024 14:59 08.12.2024 14:59 Ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat baras. Të dy skuadrat shënuan nga një gol, kampionët në pjesën e parë, ndërsa “ujqit” në të dytën. “Xhebrailat” kaluan në epërsi kur Walid Halimi futi topin në rrjetën e kundërshtarëve, në minutën e 26-të. Fillimisht u mendua se kjo u realizua në pozitë jashtë lojë, por në minutën e 30-të u vendos se ishte në mënyrë të rregullt. E skuadra e Ferizajt, e barazoi rezultatin më minutën e 84-të, raporton Klankosova.tv.