Mbyllet “Fiati serb”, protestojnë punëtorët (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 6 days më parë nga Iliri Pireva 6 days më parë Autostradën kyçe të Beogradit e bllokuan gjithë ditën e mërkurë. Në këtë formë e shprehen zemërimin e tyre punëtoret e Fiat Stellantis shumë prej të cilëve u pushuan nga puna pasi ndërmarrja njoftoi se do të mbyllet përkohësisht. “Kërkesa jonë e parë është që ne duam të punojmë në fabrikën tonë Fiat Stellantis për të q për të vazhduar punuen atje. Nëse kjo nuk është e mundur, ne kërkojmë marrëveshje më të mira shkëputjeje ose transferim në kompani të tjera në Kragujev” deklaroi Djordje Milojevic, përfaqësues i sindikatës. Fiat Automobiles Serbia është një ndërmarrje e përbashkët e grupit Stellantis dhe qeverisë së Serbisë që funksiononte deri më tash me 2000 punëtorë. Ajo do rinis punën e saj në vitin 2024 me plan për të prodhuar modele makinash elektrike. Kjo ishte arsyeja edhe nderprejes së shumë kontratave të punëtorëve, derisa pjesa e mbetur u transferua ne kompani të tjera por jo me të njëjtat kushte. Andaj këta kërkuan nga qeveria të ndihmojë për të negociuar një marrëveshje më të mirë.
Kosova Vela i Presidencës: Serbia vazhdon të qeveriset nga politikanë që ishin në qeverinë e Millosheviqit (VIDEO) 29.06.2022 0: 18
Kosova Cfarë bëri Suedia e Finlanda për ta bindur Erdoganin ta heqë veton për NATO? (VIDEO) 29.06.2022 0: 05