Mbyllen edhe dy pompa të “Nish Petrollit” në veri NULL NULL 22.07.2024 15:07 22.07.2024 15:07 Janë mbyllur sot edhe dy pompa të derivateve në veriun e vendit. Njëra nga to në Zveçan edhe një Leposaviq, pika këto që i takonin kompanisë serbe “Nish Petroll”. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Nuk ka pas ndonjë incident gjatë këtij aksioni, ku policia ka qenë asistuese e AKP-së”, tha Elshani për Klankosova.tv Javën e kaluar në veri u mbyllën edhe tre pompa të kësaj kompanie që vepronin ilegalisht në veri. Agjencia Kosovare e Privatizimit ua kishte ndërprerë kontratat e qirasë. Këto pika kishin punuar pa licencë, derisa dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuar siç bëri të ditur AKP-ja para disa ditësh/ Klankosova.tv