Mbrojtja pret lirimin e Drenicës NULL NULL 26.05.2015 08:35 26.05.2015 08:35 Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, nesër trupi gjykues i misionit EULEX pritet të shpallë verdiktin ndaj grupit "Drenica”. Pretendimet e pokurorisë që janë përfshirë në aktakuzën e ngritur më 6 nëntor të vitit 2011 në vazhdimësi janë hedhur poshtë nga të pandehurit si dhe nga avokatët e tyre. Këta të fundit mohimet i kanë bërë edhe gjatë fjalëve të tyre përfundimtare të dhëna në përfundim të administrimit të provave në këtë proces. Avokati Mahmut Halimi, mbrojtës i të dyshuarit Ismet Haxha, ka bërë të ditur për KosovaPress se beson në aktgjykim lirues jo vetëm për klientin e tij, por për të gjithë të pandehurit në këtë çështje penale. Sipas tij, çdo vendim tjetër do të ishte i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025