Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbrojtja e Kilajt do lirimin e tij nga Specialja (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 04.11.2023 21:15

Të premten u arrestua e të shtunën u ul në karrigen e të akuzuarit. Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj është paraqitur për herë të parë në seancën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Aty u tha se ish-kryetari i Malishevës kishte prova që mund ta dëmtonin procesin gjyqësor, derisa u bë e ditur se prokurori ende nuk ka dorëzuar aktakuzën ndaj tij, raporton Klan Kosova.

Të shtunën u dhanë prova mbi kapjen e Kilajt të cilit fillimisht i ishte bastisur shtëpia.

Mbrojtja, në anën tjetër kërkoi lirimin e tij sepse siç u tha, nuk ka asnjë lloj prove se ai mund të jetë fajtor.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar thanë se po punojnë që ta sjellin aktakuzën sa më parë që është e mundur, bashkë me materialet që kanë marrë rishtazi.

Ndërsa, të hënën do të vendos lidhur me kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme