Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbrojtësi italian pensionohet nga futbolli

NULL NULL
27.08.2025 12:11

Me një postim në Instagram, Alessandro Florenzi ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Futbollisti i jep fund karrierës në moshën 34 vjeçare, pasi mbeti lojtar i lirë pas aventurës me Milanin.

Pas lamtumirës nga kuqezinjtë, për mbrojtësin italian kishin ardhur oferta nga Turqia dhe Spanja. Pikërisht në Spanjë e kishin kërkuar Sevilla dhe Valencia, ku ish-lojtari i Romës ka lënë një kujtim të mirë. “Ka qenë bukur, madje shumë bukur, transmeton Klankosova.tv.

Nga fushat e vogla pas konteinerëve deri te Olimpico. Nga ‘La Scala’ deri në Wembley. Ti ke qenë sfida ime më e madhe, më mësove të shkoj përtej kufijve të mi. Më mësove durimin, forcën e vullnetit dhe aftësinë për të mos u dorëzuar kurrë. Më dhe gëzime të paimagjinueshme dhe gjithashtu dhimbje që më kujtojnë sa i ashpër mund të jesh. Unë të dhashë gjithçka që kisha”, shkruajti Florenzi.

lajme të ngjashme