Mbreti i dheut mungon në Roland Garros NULL NULL 18.05.2023 16:33 18.05.2023 16:33 Rafael Nadal e ka konfirmuar që do të mungojë në Roland Garros. Fituesi i katërmbëdhjetëfishtë i këtij Grand Slami nuk ka mundur të rikuperohet me kohë sa për të marrë pjesë në garën ku jehon legjenda e tij. Ai këtë e ka konfirmuar në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se pavarësisht tentimeve, nuk ka arritur ta tejkalojë lëndimin në ije aq sa për të garuar.