Mbreti Charles viziton Kenian mes thirrjeve për të kërkuar falje për dhunën koloniale NULL NULL 31.10.2023 20:18 31.10.2023 20:18 Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla mbërritën në Kenia të martën mes thirrjeve që zyrtarët britanikë të kërkonin falje për represionin brutal që u krye kundër kenianëve gjatë rebelimit të Mau Mau që luftoi për pavarësinë nga Britania. Gjatë rebelimit, i njohur gjithashtu si “emergjenca”, e cila zgjati nga viti 1952 deri në vitin 1960, rreth 90 mijë kenianë u vranë dhe mbi 1 milion u vendosën në kampe ndalimi që janë krahasuar me kampet e përqendrimit. Komisioni i Kenias për të Drejtat e Njeriut kërkoi nga Mbreti Charles të kërkojë falje për abuzimet e regjimit kolonial britanik që sundoi Kenian deri në pavarësinë në 1963. “Ne i bëjmë thirrje mbretit, në emër të qeverisë britanike, që të kërkojë falje publike të pakushtëzuar dhe të qartë (në krahasim me deklaratat shumë të kujdesshme, vetë-ruajtëse dhe mbrojtëse të keqardhjes) për trajtimin brutal dhe çnjerëzor të shkaktuar ndaj qytetarëve kenianë“, thuhet në një deklaratë të komisionit.