Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mbretërit” në disavantazh kundër “Milionerëve”

NULL NULL
22.10.2024 21:51
"Mbretërit" në disavantazh kundër "Milionerëve"

Real Madrid është në disavantazh prej 0:2 kundër Borrussia Dortmundit.

Skuadra gjermane u tregua shumë e fortë për “Los Blancos” në 45 minutat e parë.

Dy ish-finalistët (kampioni dhe nën kampioni) po përballen sërish në garën e madhe të Champions League.

Veçse aktualisht numri dy i këtij kompeticioni u tregua i saktë duke tundur dy herë rrjeten e Thibaut Courtois.

Në “Santiago Bernabeu” llogarinë e hapi Donyell Malen, në minutin e 30-të.

Derisa rezultatin e pjesës së parë e vulosi Jamie Bynoe-Gittens, i cili realizoi katër minuta më pas.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Carlo Ancelottit do të pësoj humbje apo “mbretërit” do t’ia dalin kundër “milionerëve”.

 

 

lajme të ngjashme