Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e ndihmave në Lindjen e Mesme NULL NULL 05.12.2023 16:23 05.12.2023 16:23 Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, thotë se vendi po shqyrton dërgimin e anijes mbështetëse ushtarake RFA Lyme Bay për të ofruar ndihmë mjekësore dhe humanitare në Lindjen e Mesme. “Unë do të lëviz qiellin dhe tokën për të sjellë pengjet tona në shtëpi dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë fluturimet e vëzhgimit mbi Mesdheun lindor, duke përfshirë operimin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza”, tha Shapps. Ai shtoi se avioni britanik i mbikëqyrjes do të ishte “pa pilot”. Ministri këto u tha ligjvënësve duke iu drejtuar dislokimeve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.