Mbretëresha Elizabeta II uron Thaçin për Ditën e Pavarësisë NULL NULL 16.02.2017 14:29 16.02.2017 14:29 Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellur, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetëore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”, thuhet në urimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II dërguar presidentit Thaçi, transmeton Klan Kosova.