Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën NULL NULL 09.03.2023 07:46 09.03.2023 07:46 Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, do të mblidhet sot ku në rendin e ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Kështu ka njoftuar Demush Shasha, i cili është drejtor i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane. Shasha në një postim gjatë së mërkurës tha se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën. “Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, tha Shasha. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025