Mbi vendbanim arkeologjik ndërtohet objekt kishtar (VIDEO) NULL NULL 06.08.2016 20:29 06.08.2016 20:29 Me leje të Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit është ndërtuar një objekt kishtar i quajtur “Vizitatorium”, mbi vendbanimin arkeologjik të Budrigës në Komunën e Parteshit. Arkeologu që ka udhëhequr ekspeditat në atë pjesë, Shafi Gashi, thotë se vendbanimi është shumë i rëndësishëm, sepse janë gjetur artefakte që dëshmojnë autoktoninë ilire. Gashi pohon se vendbanimi është dëmtuar shumë nga ndërtimi i ri. Por, nga ministria thonë se punimet nuk dëmtojnë asgjë dhe se objekti është ndërtuar për nevoja të qytetarëve të atjeshëm. Kronikë nga Lirim Mehmetaj. klankosova.tv