Mbi 800 mijë vizita te Manifesta (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 28.10.2022 20:35 nga Arjeta Sinani 28.10.2022 20:35 Aktivitetet e Manifesta Bienalja 14, që u mbajt për herë të parë në Prishtinë, mblodhën mbi qindra mija vizitorë nëpër hapësira të ndryshme të kryeqytetit, për të parë veprat e artit që u vendosën nëpër to. Përmes tyre, për këto 100 ditë, qyteti më i madh kosovar u kthye në qendër kulturore në Evropës dhe botë. “Janë mbi 800 mijë vizita që janë bërë lokacioneve të Manifestës, duke përfshirë 150 mijë në hapësira të mbyllura dhe rreth 700 mijë të intervenimeve publike. Që të dyja vizitorët kanë pasur mundësinë të shohin art bashkëkohor të kalibrit botëror”, ka thënë Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, E i pari i Prishtinës Përparim Rama tha në konferencën përmbyllëse se në krejt këto projekte punuan shume artistë të huaj dhe vendor. Tutje, Manifesta, pas Kosovës pritet të udhëtoj me aktivitetet e saj në Barcelonë.